Roli dhe trajtimi nga Psikologu Klinik
Tetjana Bilokurova,
Mr. Psikologe Klinike, Psikotraumatologe.
Psikologe Klinike është profesionist i shëndetit mendor me trajnim i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin psikologjik të problemeve emocionale, mentale dhe sjellore.
Kush është Psikolog Klinik
Psikolog Klinik nuk shkruan medikamente për problemet psikologjike. Në vend të kësaj përdorin metoda psikologjike dhe psikoterapi.
Shkathtësi specifike të Psikologut Klinik
Psikolog Klinik ka një sërë aftësish specifike që i përdorin gjatë punës, dukë përfshirë:
- Konsultim me profesionistët të shëndetit mendor;
- Vërifikim një gamë e gjerë problemesh të shëndetit mendor dhe shfaqje e tyre në çdo moshë;
- Vlerësim i personalitetit, duke bazuar në rezultatet të testëve psikologjike të standartizuara;
- Diagnostikim dhe trajtim një gamë të gjerë problemet e shëndetit mendor në çdo moshë.
Metodat të Psikologut Klinik
- Observim;
- Intervista;
- Anamneza (mbledhja e informacionit për trajtimin, rrjedhën dhe shkaqët e çrregullimit);
- Metodat psikodiagnostike (përdorimi e testëve të standartizuara).
GRUPE SOCIALE-PSIKOLOGJIKE PA PAGESË
Të gjithë që kanë nevojë për ndihmë sociale-psikologjike, apo nëse të afërmit tuaj kanë nevojë për ndihmë MOS HEZITONI! Kontaktoni
Duke ndjekur kërkesën dhe nevojën aktuale të popullatës, Klinika Psikologjike “Galaxy” organizon ndihmë profesionale dhe të kualifikuar për të gjithë.
Të gjitha takimet janë PA PAGESË. Ky organizim nuk është e lidhur me asnjërën nga shoqatat fetare, përkatësi politike apo ndonjë interes. Qëllimi ynë kryesorë është të ndihmojmë të përballoni streset dhe ankthet e jetës së bashku, dhe të gjeni një mënyrë e jetese të shëndetshme.
Ne do të jemi i lumtur të ndihmojmë këdo që ka nevojë për mbështetje tonë psikologjike.
Learn More
OPEN DAY
Me datë 30.06.2021 Klinika Psikologjike “GALAXY” shënoi 1 vjetorin e hapjes së saj. Është klinika e parë në Maqedoninë e Veriut e specializuar për të gjitha shërbimet në fushën psikologjike.
Kisha nderin të jem i ftuar në këtë datë e cila u emërua si DITA E HAPUR. Ftesa më erdhi nga miku im i vjetër Akik Idrizi i cili është menaxher i përgjithshëm i klinikës dhe bashkëshortes Tetjana Bilokurova, drejtoreshë e të njejtës.
Krahas mikpritjes dhe gostisë, pjesa më emocionuese që e përjetova ishte ekspozita e pikturave të fëmijëve që ndodhej në oborrin para klinikës. Padyshim, përpos të gjithë të punësuarve profesionist u befasova këndshëm që kjo klinikë kishte angazhuar mikun tim të vjetër prof.Behar Ferati i cili me angazhimin e tij artistik kishte arritur që të zbuloj talent të rinj që na magjepsën me punimet e tyre të ndryshme. Shpresoj që ky shkrim do të nxis shumë miq të mij që të shkojnë dhe ta vizitojnë këtë klinikë. Për më shumë informacione mund te klikoni në adresën dhe të mësoni se çfar stafi profesionist posedon kjo klinikë.
Actor,
Adrian Aziri
Learn MoreDHUNA E PADUKSHME
Mr.sc. Psikologe klinike
Tetjana Bilokurova
Sot vajza ime erdhi nga shkolla dhe gjatë bisedës së përditshme rreth kalimit të ditës në shkollë, më tregoi së në shkollë do mbahet një konkurs tematik i artit të vizatimit.
-Po bukur shumë,- i thash unë.
Pas një pauze të shkurtër vajza vazhdoi:
-Mami, unë nuk dua të marr pjesë në konkursin e vizatimit!
-Po pse?-e pyes unë, duke e ditur se sa me gëzim i bënte punimet e vizatimit.
-Nuk e bëj, sepse si do që ta bëj, mësuesja prapëseprapë do të më thotë: “Pse s’e ke bërë më mirë? Pse nuk të kanë ndihmuar prindërit?… – Madje ka pasur rast në klasë kur mësuesja ka grisur vizatimin e shokut të klasës dhe e ka hedhur në mbeturina sepse nuk e ka punuar “bukur”!
Ky është një përshkrim i vajzës dhjetëvjeçare, nxënëse e klasës së V-të, nxënëse në moshën e formimit të inteligjencës kognitive dhe inteligjencës emocionale.
Kërcënimi është një formë e dhunës. Dhunë në kuptimin e thjesht është e njohur si të tillë për të gjithë dhe e përfshin edhe dhunën fizike. Kurse dhuna e PAdukshme është më e komplikuar, sepse është e pranueshme në shoqëri por megjithatë kontribuon në rritjen e sjelljes së dhunshshme tek qytetarët dhe ndikon në rritjen e një kulture të pakujdesisë dhe dhunës. Është një kërcënim i mbuluar por është i fuqishëm dhe e përfshin dhunën psikologjike dhe atë emocionale. Pasojat e dhunës psikologjike prekin nivelin e funksionimit emocional të fëmijës, mundësinë zhvillimore të tij dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme.
Sot nëpër shkolla, fëmijët çdo ditë ballafaqohen me sjellje kërcënuese në format të ndryshme nga mësimdhënës jo kompetente. Kjo mund të jetë:
-një paralajmërim për nxënësit se kush nuk do vij në shëtitje (me kosto të lartë), do vijë në shkollë dhe do të mbaj mësim;
– përplasje me ditarë, përplasje me karrige mbi dyshemesë ne rast mosdëgjimi ose zhurme ne klasë;
– shprehje negative ndaj aftësive intelektuale ose artistike të nxënësit;
-abuzim verbal etj.
Është e rëndësishme të identifikohen këto forma të dhunës së padukshme dhe të merren masat e duhura.
Për dhunën e dukshme apo fizike të gjithë flasin. Janë kritere sipas të cilave mund të paraqitemi ndaj institucioneve përkatëse. Në ditët e sotme nëpër shkolla është e ndaluar ushtrimi i dhunës fizike ndaj nxënësve. Ndërsa për dhunën psikologjike, e cila është më i rrezikshme, institucionet arsimore heshtin. Dhuna e padukshme, ashtu si psikologjike dhe emocionale në fillim mund të mos vërehet, mirëpo, ditë pas dite helmon fëmijët tonë. Ditë pas dite ata bëhen më agresivë, më pasivë në punë dhe detyra, humbin vullnetin, u rritet ndjenja e pasigurisë dhe u humbet vetëbesimi. Për më tepër, traumat e fëmijërisë rrezikojnë funksionimin normal të sistemit nervor, sistemit neuroendokrin, dhe mirëqenies fizike gjatë gjithë jetës së tyre.
Vlera, respekti dhe përfshirja në procesin arsimor, janë komponenta të cilat reflektojnë në qëndrimin aktiv ndaj të nxënit. Nxënësi i cili ka vlerë në të nxënit e tij është në qendër të procesit mësimor. Kurse nxënësit të cilët nuk vlerësohen, si pasojë e humbin vullnetin për mësim.
Prandaj, të nderuar mësimdhënës dhe prindër, bëhuni të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm ndaj sjelljes me fëmijët sepse çdo sukses e fëmijës çon në suksese të reja më të mëdha, kurse mossuksesi rrit pasiguri ndaj vetës dhe botës përreth. Ejani drejt të ardhmes së shëndetshme! Të këpusim zinxhirin e dhunës dhe të gjejmë alternativa më të përshtatshme për përparim dhe zhvillim.
Learn More
HULUMTIM RRETH ANKTHIOZITETIT GJATË KOHËS SË PANDEMISË
Mr. sci. Tetjana Bilokurova, Psikologe klinike, tanya.belokurova1@gmail.com
DALLIMET NDËRMJET NIVELEVE TË ANKTHIOZITETIT GJATË KOHËS SË PANDEMISË SIPAS PUNËSIMIT, MOSHËS DHE FAKTORËVE FAMILJARË TË TË DY GJINIVE
Në studimin tonë jemi munduar të bëjmë të qartë se çka është ankthioziteti dhe si reflekton sipas punësimit, moshës dhe faktorëve familjare te të dy gjinive. Në këtë punim e kemi bërë të qartë problemin tonë kryesor të hulumtimit: A ekziston dallim ndërmjet nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas punësimit, moshës dhe faktorëve familjarë?
Qëllimi i këtij studimi është të verifikohet dallimi në rritje e nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas punësimit, moshës dhe faktorëve familjarë.
Hulumtimi është realizuar në qytetin e Tetovës, Maqedoni e Veriut, në kohën e pandemisë gjatë muajit prill të vitit 2020. Mostra të marra për hulumtimin tonë janë respodentët me punësim ne fushën të shëndetësisë, në fusha tjera, të pa punësuar dhe pensionistë.
Për të realizuar hulumtimin kemi përdorë metodën e testimit INVENTORI I BECK-ut PËR ANKTHIOZITET (Beck Anxiety Inventory-BAI).
Për analizën e variablave dhe verifikimin e hipotezës sonë kryesore si dhe hipotezave tjera, është përdorur statistika përshkruese e krahasimit me Crosstabs dhe inferenciale e dallimit mes variablave tona (Independ Simple test).
Në bazë të këtij hulumtimi mund të konkludojmë se ekziston dallimi në rritje i nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas punësimit, dhe nuk ekziston dallimi në rritje i nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas moshës dhe faktorëve familjarë dhe gjinorë.
Rezultatet e studimit mund të shfrytëzohen nga psikologët, sociologët dhe punonjësit shëndetësorë për trajtimin e pacientëve me ankthiozitet dhe për trajtimin e popullatës gjatë kohës së pandemisë duke marrë parasysh ndikimin e faktorëve të jashtëm.
Fjalët kyçe: ankth, pandemi2020, punonjësit shëndetësorë
Learn More
KOHA PËR TË KUPTUAR DHE TË ZBULUAR
Çdo fëmijë ka nevoja të caktuara emocionale të cilat plotësohen përmes dashurisë, kuptimit, disiplinës etj. Bashkërisht të jemi ata prindër që do ta përdorim izolimin si “Koha për t’i kuptuar fëmijët tonë” ose “koha për ta zbuluar se çka duan ata”
Ulifet Plava Saiti &
Tetjana Bilokurova
Meqenëse tani jemi në shtëpi dhe po e “luftojmë” virusin me petulla, kek, filma dhe rrjete sociale, atëherë le të mundohemi ta lejmë anësh panikun, stresin, mërzinë dhe të përfitojmë nga rasti dhe të lexojmë diçka. Leximi të ndihmon të kuptosh deri diku se ç’bëhet rreth teje, sepse duke lexuar shpik ndonjë teori konspirative dhe ndoshta e gjen kush e prodhon dhe me çka do të luftosh virusin… Së paku ke informacionin e saktë për terminologjitë që përdoren tash në këtë periudhë Covid19.
Në këto ditë të izolimit neve si prind na takon një menaxhim akoma më i madh për dallim nga jeta normale… Prandaj në fillim duhet të qetësohemi dhe të menaxhojmë vetën e më pas familjen tonë, pasi që “ndryshimi fillon nga vetvetja”.
Tani është koha ku duhet ta tregojmë maksimalisht përkushtimin tonë ndaj familjes e veçanërisht ndaj fëmijëve tonë, të cilët realisht nuk e kanë ende të qartë situatën. Përkushtimi do vepra dhe ne duhet t’i krijojmë duke ndërtuar dialogje të mira dhe duke shpenzuar kohën në mënyrën sa më të mirë me fëmijët tonë!
Të mundohemi të lexojmë librat bashkë, por edhe t’i analizojmë, të luajmë duke mos shpejtuar ta mbarojmë lojën, të diskutojmë por të zgjedhim të duhurën, t’i shprehim emocionet-por edhe t’i orientojmë, t’i bëjmë detyrat-por edhe t’i kontrollojmë, të darkojmë bashkë-por edhe të jemi falënderues!!!
Fëmijëve në përgjithësi u nevojitet prindi i përkushtuar, sepse prindërit e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara. Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre.
Pikërisht në këtë kohën e izolimit ne mund të ju përkushtohemi më shumë të dashurve tonë. Por nga ana tjetër ai përkushtim duhet të jetë i vërtetë. Ne nuk mund të flasim me fëmijët tonë qetë kur ne vet nuk ndihemi të qetë. Ne nuk mund të ju ofrojmë siguri fëmijëve tonë kur ne vet nuk ndihemi të sigurt. Në nuk mund të ju tregojmë se kjo gjendje do të kaloj shpejt kur vet nuk e besojmë këtë.
Mos të harrojmë se fëmijët janë të vegjël por ata i venë re emocionet dhe mendimet tona. Ata na vëzhgojnë neve vazhdimisht. Fëmijët kanë nevojë të qëndrojnë në shtëpi bashkë me të dashurit. Fëmijët kanë nevojë për zërin e butë të nënës dhe përkëdheljet e babait. Fëmijët kanë nevojë për njerëzit që kanë besim. Fëmijët nuk kanë nevojë të shikojnë në shtëpi fytyra të frikësuara dhe të alarmuara. Fëmijët kanë nevojë të qëndrojnë në shtëpi me të rriturit që transmetojnë dashuri dhe kanë vetëkontroll.
Në qoftë se një i rritur i tregon fëmijës se nuk ka gjë dhe çdo gjë është në rregull, por nga ana tjetër e bën alarm dhe mbush frigoriferin si për festën e Bajramit, tek fëmija kjo sjellje mund të shkaktoj konfuzion dhe në vazhdim nuk do jetë i sigurt a duhet t’i besoj apo jo?!
Prandaj, ju duhet të tregoni të vërteten me fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme për moshën e fëmijës. Shpjegoni fëmijës suaj se është normale të ndiheni të tronditur, të frikësuar dhe të shqetësuar. Mos e mohoni shqetësimin tuaj. Mos harroni se fëmijët vazhdimisht ju kanë si model, dhe në këtë mënyrë e mësoni që mund të ju besojë dhe do të ju tregojë për emocionet e veta.
Në qoftë se fëmija ju bën pyetje, përgjigjen e të cilës ju nuk e dini, mos hezitoni, tregoni me sinqeritet se përgjigjen për këtë pyetje nuk e dini dhe se do i tregoni kur ta mësoni. Gjithmonë i jepni informacionin e mbështetur në realitet dhe në fakte.
Besimi është i rëndësishëm për të dhënë siguri!
Mos harroni se në qoftë se nuk mund të kontrolloni ndjenjat e tuaja ndaj pasigurisë, ju nuk mund të bëni që fëmija tuaj të ndihët i sigurt! Është shumë e rëndësishme që të rriturit të marrin mbështetje emocionale dhe të ndihmohen të menaxhojnë reagimet e tyre normale të stresit dhe të përcjellin tek fëmijët e tyre sigurinë e nevojshme emocionale. Kërkoni ndihmë nga pjesëtarët tjerë të familjes, miqtë, ose referohuni ndonjë profesionisti. Kërkoni mbështetje emocionale.
Çdo fëmijë ka nevoja të caktuara emocionale të cilat plotësohen përmes dashurisë, kuptimit, disiplinës etj. Bashkërisht të jemi ata prindër që do ta përdorim izolimin si “Koha për t’i kuptuar fëmijët tonë” ose “koha për ta zbuluar se çka duan ata”.
Ejani së bashku të jemi ATA që do të përfitojmë nga kjo gjendje, dhe do të jemi ata që do të dalim FITIMTARË nga kjo luftë globale!
Learn More
Komunikimi prind-fëmijë (Mimikat)
MIMIKAT DHE RËNDËSIA E TYRE GJATË KOMUNIKIMIT ME FËMIJËT
“Secila shtëpi është universitet, dhe secili prind është profesor”.
Mahatma Gandi
Komunikimi është shkëmbimi i informacionit nga një person në tjetrin. Komunikimi mund të jetë verbal ose joverbal, E folura është komunikimi verbal kurse mimikat janë ato joverbale.
Komunikimi mund të jetë pozitiv ose negativ, efektiv ose joefektiv. Është shumë e rëndësishme që prindërit të mund të komunikojnë hapur dhe në mënyrë efektive me fëmijët e tyre. Nga komunikimi i hapur dhe efektiv përfitojnë jo vetëm fëmijët, por anëtarët e tjerë të familjes.
Komunikimi me fëmijët është komunikimi më i rëndësishëm,sepse çdo gjë fillon me komunikim prandaj themi se komunikimi është pasuaria më e madhe që transmetohet nga prindërit.
Fëmijët mësojnë të komunikojnë duke parë prindërit e tyre. Lloji i komunikimit të prindërve ështe transmetuese tek fëmijët, atë që bëjnë prindët ta bëjnë edhe fëmijët .Aftësitë e mira të komunikimit do të përfitohen nga fëmijët gjatë gjithë jetës së tyre.
Prindët janë faktorë kryesor për një komunikim të mirë të fëmijëve, sepse prindi është ura lidhëse mes fëmijës dhe botës !!!
Fëmijët nuk e dinë lidhshmërinë mes objekteve, nuk e dinë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes, nuk e dinë nocionin familje…etj.
Pasi që ndihmësi ma i madh është prindi, komunikimi është pika kryesore për një formim të duhur të botës emocionale dhe mendore.
Fëmijët shpeshherë bëhen ata që prindërit u thonë se janë.
Si prindi flet me fëmijën e vet përcakton nëse në atë mënyrë i ndihmon ose i pengon në
formim. Andaj, me rëndësi të madhe është njohja e shkathtësive të komunikimit të cilat janë
esenciale për ta thënë pranimin.
Zemra i fëmijës nuk është (puzzle) që prindërit të ndërhyjnë me duar dhe të regullojnë gjendjen emocianle ose me një shkop magjik të shkruajnë në intelegjencën etyre.
Kjo NUK është e mundshme prandaj prindët do të mundohen me mjetet e komunikimt të depërtojnë tek fëmijët e tyre .
Shembull: “…e dashura vajza ime a mund të tregoj dicka….?
“…i dashuri djali im a mund të të tregoj dicka…?
Gjatë përdorimit të kësaj fjale që ka karakter pozitiv, prindët do të mundohen që edhe mimikat ti kenë nën kontrol,
prindët si zakonisht tentojnë të veprojnë dhe të ndikojnë tek fëmijët vetëm me anë të fjalëve, kurse ndikimi ma i madh është ajo me mimikat
përderisa komunikimi verbal përfshin 30% në të kuptuarit te fëmijët, mimikat përfshijnë 60% dhe 10 % i takon gjessteve.
Mimikat e prindërve fëmijët i regjistrojnë përmes syrit, me anë të veshëve dëgjojnë fjalët. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes gjatë përdorimit të mimikave, kur, ku dhe si do ti përdorim pasiqë kanë efekt të madh!
Mimikat janë të lidhura me emocionet, nëse dicka ndjehet reflekton tek mimikat dhe mimikat reflektojnë në shprehje.
Prindët që gjatë periudhës së tyre fëmirore i kanë fshehur ndjenjat e veta e kanë më rëndë ti shprehin ato edhe gjatë prindërimit, sepse ato përjetojnë emocjone jo të qarta prandaj edhe kanë ngatresa gjatë mimikave.
Prandaj është më se kryesore të investojmë te zhvillimi emocional i fëmijëve që ta njohin veten e pastaj të reflektojnë edhe si prindër të mirë në të ardhmen.
Kemi 4 mimika primare:
- Pjesa e buzës & goja
- Pjesa e faqeve & mollzat
- Pjesa e hundës & hunda
- Pjesa e syve & syri
Cdo njëri nga këto jep mesazhe të ndryshme në emocione të ndryshme, këto mimika janë reflektimet e para të emocjoneve që ne indjejmë në atë moment, prandaj janë primare, shihen shpejtë dhe janë kryesore për ta kuptuar mesazhin e dhënë.
Kemi edhe mimikat ansore si:( pjesa e ballit, vetullat, veshet, qafa).
Nëse emocionet janë orgjinale ato reflektojnë nga zemra në trup e pastaj në mimika dhe shihet dukshëm, kurse nëse nuk janë orgjinale atëherë reflektojnë nga mendja në mimika dhe shihet qartë se NUK janë orgjinale pasiqë mimikat ansore aspak nuk aktivizohen si dhe mimika e syrit jet mbas.
Përfundimisht themi se marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve të tyre përmirësohen shumë kur komunikimi i përshtatshëm është efikas. Nëse komunikimi ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre është i mirë, marrëdhëniet ndërmjet tyre janë gjithashtu të mira.
Sjellja e prindit është proces i vazhdueshëm që është i mbushur me shkathtësi që mësohen
dhe përvetësohen.
Sjellja e prindit është njëra nga sfidat më të mëdha, ndërsa roli i prindit është njëri nga rolet më
të ndërlikuara sociale që individi mund t’i ketë. Sjellja e prindit nënkupton përkushtim dhe
afatgjatësi, kërkon durim dhe kohë, besim dhe afërsi, dashuri dhe mirëkuptim, maturi dhe
shkathtësi. Më tepër se çdo gjë, kërkon njohuri dhe përgjegjësi.
Autori: Ulifete Plava Saiti
Learn More
Integrimi sensorik
BATANIJE ME PESHË
Stresi dhe shqetësimi gjatë ditës mund të shkaktoj pagjymësi apo pushim i parehatshëm gjatë natës?
Tani ne Klinikën tonë mund të porositeni BATANIJE ME PESHË☂️??
Çka është Batanije me Peshe?
Mbulesa është bërë prej pambuku 100% të mbushura me materiale speciale të bëra nga topat të vogla qelqi të cilat janë hipoalergjike dhe perhapën mirë ne siperfaqe.
Batanije me peshë është dobishme të përdoren në mënyrë parandaluese ose në situata krize tek fëmijët, adoleshentët, të rriturit dhe njerëzit në moshën e rritur.
Batanijet zvogëlojn ankthin dhe ka efekt qetësues e sistemin nervor dhe muskujt e trupit.
Kush mund të përdore?
-Fëmijet nga mosha 3 vjeç të cilat kanë gjumi të parehatëshëm;
-Te rriturit të cilë për shkak situateve të stresuase kane vështirësi me gjymin.
Porosi mund të bëni ne hapësire e klinikes tonë apo ne nr tel 070598677
Gjymi e rehatshëm siguron një dite më produktive!!! ??