HULUMTIM RRETH ANKTHIOZITETIT GJATË KOHËS SË PANDEMISË
Mr. sci. Tetjana Bilokurova, Psikologe klinike, tanya.belokurova1@gmail.com
DALLIMET NDËRMJET NIVELEVE TË ANKTHIOZITETIT GJATË KOHËS SË PANDEMISË SIPAS PUNËSIMIT, MOSHËS DHE FAKTORËVE FAMILJARË TË TË DY GJINIVE
Në studimin tonë jemi munduar të bëjmë të qartë se çka është ankthioziteti dhe si reflekton sipas punësimit, moshës dhe faktorëve familjare te të dy gjinive. Në këtë punim e kemi bërë të qartë problemin tonë kryesor të hulumtimit: A ekziston dallim ndërmjet nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas punësimit, moshës dhe faktorëve familjarë?
Qëllimi i këtij studimi është të verifikohet dallimi në rritje e nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas punësimit, moshës dhe faktorëve familjarë.
Hulumtimi është realizuar në qytetin e Tetovës, Maqedoni e Veriut, në kohën e pandemisë gjatë muajit prill të vitit 2020. Mostra të marra për hulumtimin tonë janë respodentët me punësim ne fushën të shëndetësisë, në fusha tjera, të pa punësuar dhe pensionistë.
Për të realizuar hulumtimin kemi përdorë metodën e testimit INVENTORI I BECK-ut PËR ANKTHIOZITET (Beck Anxiety Inventory-BAI).
Për analizën e variablave dhe verifikimin e hipotezës sonë kryesore si dhe hipotezave tjera, është përdorur statistika përshkruese e krahasimit me Crosstabs dhe inferenciale e dallimit mes variablave tona (Independ Simple test).
Në bazë të këtij hulumtimi mund të konkludojmë se ekziston dallimi në rritje i nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas punësimit, dhe nuk ekziston dallimi në rritje i nivelit të ankthiozitetit gjatë kohës së pandemisë sipas moshës dhe faktorëve familjarë dhe gjinorë.
Rezultatet e studimit mund të shfrytëzohen nga psikologët, sociologët dhe punonjësit shëndetësorë për trajtimin e pacientëve me ankthiozitet dhe për trajtimin e popullatës gjatë kohës së pandemisë duke marrë parasysh ndikimin e faktorëve të jashtëm.
Fjalët kyçe: ankth, pandemi2020, punonjësit shëndetësorë
Related Posts
BATANIJE ME PESHË
Stresi dhe shqetësimi gjatë ditës mund të shkaktoj pagjymësi apo pushim i...
KOHA PËR TË KUPTUAR DHE TË ZBULUAR
Çdo fëmijë ka nevoja të caktuara emocionale të cilat plotësohen përmes dashurisë,...
OPEN DAY
Me datë 30.06.2021 Klinika Psikologjike "GALAXY" shënoi 1 vjetorin e hapjes së...