Klinika Psikologjike “Galaxy” – Tetovë, është klinika e parë në Maqedoni të Veriut e specializuar për të gjitha shërbimet në fushën psikologjike.
Klinika u themelua në vitin 2020, në kohën e pandemisë globale COVID-19, në shoqërim me Poliklinikën “Galaxy” – Prishtinë, duke vazhduar traditën 30 vjeçare, në shërbim të nevojës së popullatës.
Poliklinika “Galaxy” është e njohur ne shërbimet e saj vullnetare në mënyre më profesionale gjatë luftës në Kosovë, duke ofruar ndihmë mjekësore luftëtarëve të plagosur së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas 30 viteve në shërbim të rëndësishëm mjekësor, edukativ dhe shkencor, Poliklinika “Galaxy” ka kontribuuar në hapjen e Klinikës Psikologjike me të njëjtin emër, në Tetovë.
Klinika Psikologjike “Galaxy”, përbehet nga stafi profesional me përvojë pune në fushën psikologjike, duke përfshirë psikologun klinik, psikoterapeutin, edukatoren speciale, psikiatrin, logopedin, psikologun familjar dhe psikologun për fëmijë. Vazhdimisht punojmë në fushën edukative dhe shkencore, me pjesëmarrje aktive në Kongreset e Konferencat Shkencore Ndërkombëtare me prezantime të hulumtimeve të realizuara në hapësirat e Klinikës.