Psikoterapi EMDR
Cfarë është EMDR?
EMDR-Riprocesim dhe Desensibilizim lëvizjes okulare të syve (Eye Movement Desensitization and Reprocessing).
Terapia EMDR është njohur si një trajtim efektiv për traumën dhe është rekomanduar në mbarë botën në udhezimet e praktikave të organizatave internacionale, përfshirë Shoqatën Psikologjike Amerikane (1998-2002), Shoqata Psikiatrike Amerikane (2004), Shoqëria Internacionale për studimet në Stresin Traumatik (2010), nga Organizata Botërore e Shëndetit në 2013
EMDR-ja është një trajtim psikoterapeutik që jep rezultate kuptimplota brenda disa javësh në rastet kur metodave të tjera ju duhen muaj apo vite për të qenë efektive
Si mund të ndihmojë EMDR?
Terapia EMDR ofron mundësi jo vetëm për të tejkaluar trauma të shkuara, por gjithashtu për të rritur aftësitë personal dhe burimet individuale, duke ndikuar në vetëbesim më të lartë që duhet për të përballuar më mire sfidat e jetës dhe zbërthyer simptomat, që janë zakonisht kronike
Klientët e EMDR, në përgjithësi, përjetojnë reduktim të shpejtë të nivelit të stresit që në seancat e hershme. Aspektet që ndikojnë në suksesin e EMDR janë:
- shpejtësia e ndërhyrjes,
- efektiviteti
- mundësia për t’u aplikuar tek personat nga të gjitha moshat, përfshirë dhe fëmijët.
Për kë është i përshtatshëm trajtimi?
- individë që vuanin nga ankthi, depresioni, frikërat (fobitë), kriza të jetës, si: divorci, vështirësi në vendosjen e marredhënjeve intime, vetëvlersim i ulët etj;
- përmirësimin e arritjeve akademike, trajtimin e ankthit të provimeve, në punën e sportistëve para garave ose gjatë dëmtimeve, në punën performues;
- varrësitë, çrregullimi psikologjik, atakët panike, aksidentet, dhunimet fizike, vdekja e një personi të afërt etj.
Rezultatet pozitive terapike të arritura me shpejtësi pa punë pergatitore ose pa një përshkrim të detajuar të ngjarjes shqetësuese, ofrojnë një qasje trajtimi eficent me një game të gjërë aplikimesh.