Komunikimi prind-fëmijë (Mimikat)
MIMIKAT DHE RËNDËSIA E TYRE GJATË KOMUNIKIMIT ME FËMIJËT
“Secila shtëpi është universitet, dhe secili prind është profesor”.
Mahatma Gandi
Komunikimi është shkëmbimi i informacionit nga një person në tjetrin. Komunikimi mund të jetë verbal ose joverbal, E folura është komunikimi verbal kurse mimikat janë ato joverbale.
Komunikimi mund të jetë pozitiv ose negativ, efektiv ose joefektiv. Është shumë e rëndësishme që prindërit të mund të komunikojnë hapur dhe në mënyrë efektive me fëmijët e tyre. Nga komunikimi i hapur dhe efektiv përfitojnë jo vetëm fëmijët, por anëtarët e tjerë të familjes.
Komunikimi me fëmijët është komunikimi më i rëndësishëm,sepse çdo gjë fillon me komunikim prandaj themi se komunikimi është pasuaria më e madhe që transmetohet nga prindërit.
Fëmijët mësojnë të komunikojnë duke parë prindërit e tyre. Lloji i komunikimit të prindërve ështe transmetuese tek fëmijët, atë që bëjnë prindët ta bëjnë edhe fëmijët .Aftësitë e mira të komunikimit do të përfitohen nga fëmijët gjatë gjithë jetës së tyre.
Prindët janë faktorë kryesor për një komunikim të mirë të fëmijëve, sepse prindi është ura lidhëse mes fëmijës dhe botës !!!
Fëmijët nuk e dinë lidhshmërinë mes objekteve, nuk e dinë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes, nuk e dinë nocionin familje…etj.
Pasi që ndihmësi ma i madh është prindi, komunikimi është pika kryesore për një formim të duhur të botës emocionale dhe mendore.
Fëmijët shpeshherë bëhen ata që prindërit u thonë se janë.
Si prindi flet me fëmijën e vet përcakton nëse në atë mënyrë i ndihmon ose i pengon në
formim. Andaj, me rëndësi të madhe është njohja e shkathtësive të komunikimit të cilat janë
esenciale për ta thënë pranimin.
Zemra i fëmijës nuk është (puzzle) që prindërit të ndërhyjnë me duar dhe të regullojnë gjendjen emocianle ose me një shkop magjik të shkruajnë në intelegjencën etyre.
Kjo NUK është e mundshme prandaj prindët do të mundohen me mjetet e komunikimt të depërtojnë tek fëmijët e tyre .
Shembull: “…e dashura vajza ime a mund të tregoj dicka….?
“…i dashuri djali im a mund të të tregoj dicka…?
Gjatë përdorimit të kësaj fjale që ka karakter pozitiv, prindët do të mundohen që edhe mimikat ti kenë nën kontrol,
prindët si zakonisht tentojnë të veprojnë dhe të ndikojnë tek fëmijët vetëm me anë të fjalëve, kurse ndikimi ma i madh është ajo me mimikat
përderisa komunikimi verbal përfshin 30% në të kuptuarit te fëmijët, mimikat përfshijnë 60% dhe 10 % i takon gjessteve.
Mimikat e prindërve fëmijët i regjistrojnë përmes syrit, me anë të veshëve dëgjojnë fjalët. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes gjatë përdorimit të mimikave, kur, ku dhe si do ti përdorim pasiqë kanë efekt të madh!
Mimikat janë të lidhura me emocionet, nëse dicka ndjehet reflekton tek mimikat dhe mimikat reflektojnë në shprehje.
Prindët që gjatë periudhës së tyre fëmirore i kanë fshehur ndjenjat e veta e kanë më rëndë ti shprehin ato edhe gjatë prindërimit, sepse ato përjetojnë emocjone jo të qarta prandaj edhe kanë ngatresa gjatë mimikave.
Prandaj është më se kryesore të investojmë te zhvillimi emocional i fëmijëve që ta njohin veten e pastaj të reflektojnë edhe si prindër të mirë në të ardhmen.
Kemi 4 mimika primare:
- Pjesa e buzës & goja
- Pjesa e faqeve & mollzat
- Pjesa e hundës & hunda
- Pjesa e syve & syri
Cdo njëri nga këto jep mesazhe të ndryshme në emocione të ndryshme, këto mimika janë reflektimet e para të emocjoneve që ne indjejmë në atë moment, prandaj janë primare, shihen shpejtë dhe janë kryesore për ta kuptuar mesazhin e dhënë.
Kemi edhe mimikat ansore si:( pjesa e ballit, vetullat, veshet, qafa).
Nëse emocionet janë orgjinale ato reflektojnë nga zemra në trup e pastaj në mimika dhe shihet dukshëm, kurse nëse nuk janë orgjinale atëherë reflektojnë nga mendja në mimika dhe shihet qartë se NUK janë orgjinale pasiqë mimikat ansore aspak nuk aktivizohen si dhe mimika e syrit jet mbas.
Përfundimisht themi se marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve të tyre përmirësohen shumë kur komunikimi i përshtatshëm është efikas. Nëse komunikimi ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre është i mirë, marrëdhëniet ndërmjet tyre janë gjithashtu të mira.
Sjellja e prindit është proces i vazhdueshëm që është i mbushur me shkathtësi që mësohen
dhe përvetësohen.
Sjellja e prindit është njëra nga sfidat më të mëdha, ndërsa roli i prindit është njëri nga rolet më
të ndërlikuara sociale që individi mund t’i ketë. Sjellja e prindit nënkupton përkushtim dhe
afatgjatësi, kërkon durim dhe kohë, besim dhe afërsi, dashuri dhe mirëkuptim, maturi dhe
shkathtësi. Më tepër se çdo gjë, kërkon njohuri dhe përgjegjësi.
Autori: Ulifete Plava Saiti
Related Posts
OPEN DAY
Me datë 30.06.2021 Klinika Psikologjike "GALAXY" shënoi 1 vjetorin e hapjes së...
BATANIJE ME PESHË
Stresi dhe shqetësimi gjatë ditës mund të shkaktoj pagjymësi apo pushim i...
Integrimi sensorik
Periudhat e stresit emocional nuk janë të rrezikshme për shëndetin nëse...